PËR NE:
z. Alban Shabani nga Prishtina edhe pse i diplomuar në shkenca politika në studimet Bachelor (B.Sc.), atë nuk e pengoi që t’i kthehej profesionit të të parëve të familjes së tij, pra bujqësisë me fokus të veçantë pemëtarisë.
Në vitin 2015, ai mbolli në ngastrën e tij 0.7 ha me mjedër, duke rritur sipërfaqen në vitin 2016 në 2.0 ha ndërsa në vitin 2017 sipërfaqet punuese me mjedër u rritën në 2.7 ha. Duhet përmendur se përfitimet ishin mjaft të mëdha, si në aspektin e prodhimit, po ashtu, edhe të tregtimit të produktit të mjedrës.
Duhet përmendur se përfitimet ishin mjaft të mëdha, si në aspektin e prodhimit poashtu, edhe të tregtimit të produktit të mjedrës.
Pas kësaj, duke marrë parasysh që fermerët fqinjë mbollën parcelat e tyre me mjedër, natyrshëm u paraqit nevoja për të investuar në kapacitete grumbulluese dhe përpunuese duke përfshirë ngrirjen, klasifikimin, paketimin dhe ruajtjen e produktit.
Pas sukseseve të vazhdueshme në lëminë e kultivimit e cila veprimtari ishte e ushtruar në mënyrë tradicionale, në vitin 2016, familja Shabani vendosi që të rrisë gamën e veprimit ku themeloi kompaninë e re (qendrën grumbulluese) "JONI-SH” SH.P.K."
Fillimisht kjo qendër shërbeu për të grumbulluar frutat që u prodhuan në fermën e z. Shabani duke vazhduar paralelisht me grumbullimin e frutave të fermerëve të zonës dhe më gjerë. Për të vazhduar, në vitin 2017, në ofrimin e shërbimeve të grumbullimit, përpunimit dhe eksportimit të mjedrës së ngrirë. Kompania u bë plotësisht operacionale në vitin 2018 me kapacitete të ruajtjes prej 250 tonë (-20oC), ku gjatë të njëjtit vit, kompania grumbulloi rreth 200 tonë mjedër duke përfshirë 130 kooperantë (fermerë) nga Podujeva dhe komuna e Prishtinës respektivisht.
Si rrjedhim, në vitin 2020 kompania zgjeroi kapacitet e përgjithshme ruajtëse (ngrirëse) prej 500 tonë (-20oC), ku është pajisur po ashtu me një makinë moderne të paketimit të pemëve te imta, kjo u realizua edhe falë ndihmës financiare nga Programi IPA 2015 i granteve, i mbështetur nga Komisioni Evropian-Zyra e BE-së në Kosovë, si dhe nga Programi AGRO i USAID-it në Kosovë.
Gjithashtu, kompania ka të implemetuara një sërë standardesh të sigurisë dhe cilësisë ushqimore siç janë: ISO 22000, HACCP ndërsa, standardet IFS dhe BRC janë në proces të certifikimit.
QËLLIMI YNË
Përmirësimi i prodhimit përmes trajnimit të vazhdueshëm të fermerëve bashkëpunues- kooperantëve.
Pajisja e kompanisë me dhoma të mjaftueshme frigoriferike për ngrirjen dhe ruajtjen e mjedrës si dhe pemëve tjera te imta.
Fuqizimi i kompanisë përmes një sistemi te mirëfilltë te kalibrimit, selektimit, pastrimit, si dhe paketimit te pemëve te imta.
Vetëdijesimi dhe sensibilizimi i fermerëve të rinj potencial qe dëshirojnë ta kultivojnë mjedrën si kulturë mjaft profitabile.
Implementimin/zbatimin e standardeve te sigurisë dhe cilësisë ushqimore si në aspektin e prodhimit ashtu edhe ne atë të përpunimit të produkteve.
MISIONI YNË
Shtimin/rritjen e produkteve të pemëve te imta me fokus mjedrën si dhe rritjen e cilësisë dhe sigurisë ushqimore për produktet e grumbulluara dhe eksportuara.